Mexhiti: Mbi 61.000 të vaksinuar kundër gripit sezonal
Foto: Laura Hasani

Mexhiti: Mbi 61.000 të vaksinuar kundër gripit sezonal

Shëndetësi February 02, 2024 - 13:29

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se nga muaji nëntor, mbi 61 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal.

Nga MSH-ja thonë se vaksinimi falas kundër kësaj sëmundjeje mbulon këto grupe: personat e moshuar (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e shëndetësisë, gratë shtatzëna, fëmijët e moshës 6 muaj deri në 5 vjeç, si dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet sociale për mbrojtjen e të moshuarve.

“Vaksinimi mbron dhe përfaqëson masën më të mirë parandaluese që parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikacioneve dhe vdekjes, veçanërisht në grupet e prira për rrezik.

“Vaksinat veprojnë, kanë imunogjenitet të dëshmuar dhe efikasitet të mirë”, thotë ministri Fatmir Mexhiti.

Nga MSH-jq thonë se qytetarët e interesuar ende kanë mundësi të regjistrohen për vaksinim falas duke plotësuar aplikacionin në ueb faqen zyrtare: https://vakcinacija.mk, dhe më pas me SMS marrin informacion për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit. /telegrafi