Shafrani e ul sheqerin në gjak te personat me tip 2 të diabetit
Pacientët me tip 2 të diabetit nuk janë të aftë t’i reagojnë insulinës siç duhet, që nënkupton se trupi dështon të prodhojë mjaftueshëm.
Kjo pastaj është ajo çfarë shkakton që nivelet e glukozës në gjak të një personi të jenë shumë të larta, transmeton Telegrafi.
Nëse sëmundja nuk trajtohet, mund të shfaqen një numër i madh problemesh, duke përfshirë problemet me veshka, dëmtimet e nervave, dëmtimet në shikim, sëmundjet e zemrës dhe sulmi në tru.
Prandaj, çfarë mund të bëni për t’i menaxhuar nivelet e sheqerit në gjak?
Epo, shkencëtarët tani kanë dëshmuar se shafrani mund t’ju ndihmojë për këtë problem.
Shafrani ndërlidhet me një sërë përfitimesh shëndetësore, duke përfshirë zvogëlimin e inflamacionit në trup, ndërkaq përbërësi i vet, kurkumi, thuhet të jetë përgjegjësi për këtë.
Mes përfitimeve tjera, ky përbërës i ulë edhe nivelet e sheqerit në gjak.
Por, studimet gjithashtu kanë sugjeruar se kurkumi nuk absorbohet mirë vetvetiu.
Duke e konsumuar bashkë me piperine, i cili gjendet në piper të zi, ju mund ta rritni absorbimin deri në 2,000%.
Përveç kujdesit në ushqim që e rekomandojnë, ekspertët po ashtu thonë se edhe ushtrimet e rregullta fizike janë të nevojshme për ta zvogëluar sheqerin në gjak.
Ju duhet të synoni t’i bëni 2.5 orë aktivitet në javë.
Ecja e shpejtë, ngjitja e shkallëve dhe puna në kopsht numërohen si ushtrime fizike.