Studim: Efektet e presionit të lartë të gjakut në shtatzëni mund të jenë afatgjata

Studim: Efektet e presionit të lartë të gjakut në shtatzëni mund të jenë afatgjata

Shëndetësi January 13, 2024 - 19:12

Hulumtimet e reja sugjerojnë se efektet e presionit të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë mund të jenë afatgjata.

Studiuesit zbuluan se gratë që zhvilluan presion të lartë të gjakut gjatë shtatzënisë kishin shenja treguese të strukturës dhe funksionit jonormal të zemrës deri në një dekadë më vonë, shkruan burimi Health Day përcjell Gazeta Shneta.

“Ky studim ndihmon për të sqaruar se për disa gra, shtatzënia nuk është thjesht një ‘test stresi’ që demaskon rreziqet themelore kardiovaskulare,” tha autorja Dr. Susan Cheng, drejtoreshë e Institutit Kërkimor mbi Plakjen e Shëndetshme në departamentin e kardiologjisë dhe Institutin e Zemrës Smidt të Cedars-Sinai në Los Anxhelos.

“Ky rrezik mund të prekë edhe zemrën vite pas shtatzënisë”, tha ajo.

Ekipi i saj shqyrtoi më shumë se 5,000 gra hispanike që kishin të paktën një shtatzëni dhe identifikoi ato që kishin çrregullime gjatë shtatzënisë si presioni i lartë i gjakut gestacional, preeklampsia ose eklampsia.

Pas llogaritjes së faktorëve të tjerë të rrezikut që mund të çojnë në shenja të hershme të sëmundjes së zemrës, studiuesit raportuan se imazhet e zemrës treguan probleme të vazhdueshme në rreth 14% të pjesëmarrësve që kishin probleme me presionin e lartë të gjakut gjatë shtatzënisë. Ato përfshinin mure më të trasha të zemrës, anomali në barkushen e majtë dhe pompim të dobësuar në krahasim me gratë që kishin qenë gjithashtu shtatzëna, por nuk kishin çrregullime të lidhura me presionin e lartë të gjakut.

“Ky studim konfirmon rezultatet e të tjerëve dhe demonstron se gratë që përjetojnë një çrregullim hipertensiv gjatë shtatzënisë kanë më shumë gjasa të kenë ndryshime të qëndrueshme në strukturën dhe funksionin e zemrës së tyre sesa gratë që kanë presion normal të gjakut gjatë shtatzënisë së tyre”, tha bashkëautorja e studimit Dr. Natalie Belloë në një njoftim për lajmet Cedars-Sinai.

“Më tej, kjo punë tregon se vetëm një pjesë e anomalive në zemër shpjegohen me presionin aktual të gjakut të gruas”.

Gjetjet u botuan së fundmi në revistën “Hypertension”. /shneta