MSH: Situata me grip sezonal kalon pragun epidemik

MSH: Situata me grip sezonal kalon pragun epidemik

Shëndetësi January 12, 2024 - 15:36

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me situatën e gripit sezonal, që ka kapluar të gjithë Kosovën.

Në një njoftim nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se sipas IKSHPK-së në javët e para të 2024, ky grip sezonal ka pësuar rritje në krahasim me javën e kaluar dhe po kalon pragun epidemik.

Pas kësaj kjo ministri ka dalur me disa këshilla se si të jemi më të kujdesshëm.

Njoftim i plotë:

Si rrjedhojë apelojmë për vigjilencë të shtuar!

Në rast simptomash të gripit konsultoni mjekun familjar për këshilla dhe trajtim të duhur.

Masat e rëndësishme për parandalim:

1. Mbuloni hundën dhe gojën kur të teshtini dhe kolliteni;

2. Praktikoni higjienën e duarve dhe shmangni kontaktet e afërta me të sëmurët;

3. Nëse jeni të sëmurë, qëndroni në shtëpi për të parandaluar përhapjen e mëtejshme;

4. Ushqimi i shëndetshëm me më shumë lëngje, kryesisht vitaminoz dhe gjumi i mjaftueshëm janë të rëndësishëm.

Kujdes i shtuar për grupet më të rrezikuara:

Është veçanërisht e rëndësishme që grupet si: Personeli shëndetësor, gratë shtatëzëna, fëmijët, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar, të kenë kujdes më të shtuar gjatë sezonit të gripit.

Vaksinimi – mbetet mbrojtja më efikase:

Qysh në fillim të tetorit 2023 Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 85,000 doza të vaksinës sezonale.

Vaksinimi është mbrojtja më e mirë kundër gripit.

Vaksinoheni një herë për të qenë të mbrojtur gjatë tërë sezonit kur gripi është më i shprehur.

Ju lutemi të ndiqni këshillat e mësipërme për të mbrojtur veten dhe të tjerët!

Fatëkeqësisht nuk është hera e parë që gripi sezonal po e kaplon të gjithë vendin, për shak se qytetarët kanë edhe simptoma të rënda./Zëri.