KFOR-i italian dhuron 40 mijë euro për Klinikën e Pediatrisë
Shëndetësi
December 23, 2023 - 21:10
E shtuna e 23 dhjetorit u dedikua si ditë për bamirësi nga KFOR-i italian, në Kosovë.
40 mijë euro, është shuma që u nda për Klinikën e Pediatrisë, të cilat do të shfrytëzohen për trajtimin e fëmijëve, njofton Klan Kosova.
Tejet i lumtur për ndihmën u shpreh i pari i karabinierëve italianë, Ruggerio Capodivento që tha se “së shpejti do të sjellim doktorë kirurgë të cilët nuk i posedon ky spital”.
Ndihmën e mirëpritën edhe stafi i këtij reparti të cilët u shprehën falënderues duke deklaruar se ky donacion do t’ua lehtësojë goxha shumë punën atyre.