Ultrazëri i barkut tashmë i qasshëm në gjashtë QKMF të Prishtinës

Ultrazëri i barkut tashmë i qasshëm në gjashtë QKMF të Prishtinës

Shëndetësi December 16, 2023 - 15:13

Gjashtë Qendra të Mjekësisë Familjare në Prishtinë do të bëjnë ultrazërin e barkut nga specialistët e mjekësisë familjare.

Lajmin e bëri të ditur i pari i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili tha se më nuk është e nevojshme vizita në emergjencën e QKUK-së për këtë shërbim mjekësor.

“Doktorët tanë janë duke u trajnuar dhe më pas fillojmë me realizimin e  ultrazërave të barkut, në QMF-të në lagjet "Dardania", "Bregu i Diellit", "Kodra e Trimave", "Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare", QMF në rrugën "Bajram Bahtiri" dhe në Qendrën e  Mjekësisë Urgjente”, ka shkruar i pari i kryeqytetit.