Pse duhet të konsumoni portokaj?

Pse duhet të konsumoni portokaj?

Shëndetësi November 12, 2023 - 08:55

Fibrat në portokaj mund të mbajnë nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe të zvogëlojnë kolesterolin e lartë për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare, raporton HealthLine.

Portokalli përmban rreth 55 miligramë kalcium, ose 6% të nevojave ditore të organizmit. Kjo lëndë ushqyese është e rëndësishme për forcimin e eshtrave dhe ruajtjen e shëndetit të tyre.

Portokajtë përbëhen prej karbohidrateve dhe ujit, kanë pak proteinë e yndyra dhe kanë relativisht pak kalori.
Janë të mirë për organet tretëse pasi përmbajnë shumë fibra.

Fibrat gjithashtu i bëjnë mirë shëndetit në përgjithësi duke ulur rrezikun nga sëmundjet e zemrës, kanceri i zorrës së trashë dhe mbipesha.

Portokajtë përmbajnë shumë vitaminë C, folate, kalcium vitaminë B1, etj.

E gjithë familja e citronave (portokalli, domatja, limoni, etj) përmban antioksidantë karotenoidë, të cilët ndikojnë edhe në ngjyrat e tyre të ndezura portokalli, e kuqe dhe e verdhë.

Një studim që është bërë më parë zbuloi se pirja e lëngut të freskët të portokallit ndihmon në rritjen e niveleve të karotenoidëve të lëkurës, të cilat janë tregues të mirë pwr vlerat ushqyese tw organizmit.

Konsumimi i rregullt i frutave, të cilat janë të pasura me vitamina, minerale dhe komponime antioksiduese, mund të ndihmojë sistemin imunitar.

Eksprtët rekomandojnë që të konsumohen gjatë sezonit pasi që janë të freskëta.