Përbërësit kozmetikë që duhet t’i shmangni gjatë shtatëzanisë

Përbërësit kozmetikë që duhet t’i shmangni gjatë shtatëzanisë

Shëndetësi November 10, 2023 - 17:21

Për dhjetë vitet e fundit, ne jetojmë me një ritëm të përshpejtuar të jetës, kjo vlen veçanërisht për gratë që duhet të koordinojnë shumë gjëra. Përveç kësaj, i gjithë planifikimi i shtatzënisë dhe periudha që vjen pas saj nuk është e lehtë për asnjë grua. Në këtë kuptim, shtatzënia është një periudhë kërkuese në të cilën ndodhin ndryshime të mëdha psikologjike dhe fizike të panjohura deri më tani dhe nevojitet shumë edukim dhe njohuri.

Sot në treg ka materiale të ndryshme edukative për atë periudhë të jetës, prandaj është e nevojshme të edukoheni për produkte të caktuara që përdorni.

Kjo vlen veçanërisht për kozmetikën.

Këto janë përbërës që thjesht nuk rekomandohen për përdorim gjatë shtatzënisë. Gjatë kësaj periudhe të ndërlikuar, shëndeti është gjëja më e rëndësishme për gratë shtatzëna dhe shumica e grave heqin dorë nga zakonet e pashëndetshme gjatë kësaj periudhe dhe kjo është për t’u duartrokitur.

Megjithatë, shpesh jemi neglizhent për përbërësit që gjenden në kremrat që përdorim për trupin dhe fytyrën, prandaj do t’i cekim disa prej tyre:

Oksibenzona

Është një përbërës që gjendet në kremrat kundër diellit.

Ne do të fillojmë të përdorim kremrat kundër diellit shumë shpejt pasi sezoni i verës po afrohet. Për këtë arsyje, duhet t’i kushtoni vëmendje përbërësve që gjenden në produktet e tilla. Duhet të shmangen kremrat që përmbajnë avobenzon dhe oksibenzon. Këta janë përbërës që normalisht lejojnë përbërës të tjerë të depërtojnë në lëkurë, por kur bëhet fjalë për shtatzëninë, ato mund të shkaktojnë çrregullime hormonale dhe për këtë arsye nuk duhet të përdoren gjatë asaj periudhe.

Retinol

Është një përbërës që ka qenë shumë i njohur kohët e fundit dhe gjendet në shumicën e kremrave kundër plakjes së fytyrës. Pavarësisht se janë të favorizuar nga dermatologët dhe industria farmaceutike për shkak të efektit të bazuar shkencërisht në plakjen e parakohshme të lëkurës, këta përbërës bartin një rrezik të caktuar që lidhet me shtatzëninë. Kur flasim për rrezik më së shumti i referohet barnave të grupit retinoid, jo kozmetikës, për shkak të sigurisë absolute për shëndetin e nënës rekomandohet shmangia e këtyre produkteve gjatë shtatzënisë.

Acidi salicilik

Është një përbërës shumë efikas dhe efektiv në luftën kundër akneve.

Acidi salicilik bën pjesë në grupin e të ashtuquajturve Acidi beta-hidrozik (BHA) i cili vepron duke nxitur heqjen e qelizave të vdekura nga sipërfaqja e lëkurës. Megjithatë, ky përbërës nuk këshillohet kurrsesi të përdoret gjatë shtatzënisë, por kjo nuk do të thotë se duhet të heqim dorë plotësisht nga ky përbërës, por duhet të sigurohemi nëse një produkt i caktuar përmban sasi të tepërt të këti përbërësit nuk duhet përdorur. Duhet të shmangen patjetër pilingët kimikë me acid salicilik./natalmedia