Punëdhënësit nga Gjermania takohen me infermierët dhe teknikët medicinalë në Kosovë

Punëdhënësit nga Gjermania takohen me infermierët dhe teknikët medicinalë në Kosovë

Shëndetësi November 06, 2023 - 14:22

Punëdhënësit nga Gjermania do të vijnë në Kosovë gjatë muajit nëntor për të takuar profesionistët në fushën e kujdesit shëndetësor.

Të gjithë të kualifikuarit në fushën e infermierisë dhe teknikët medicinalë do të kenë mundësi të takohen direkt me punëdhënësin nga Gjermania “Klinikum Schloss Winnenden”, me të cilin mund të informohen për mundësi punësimi në Gjermani dhe kushtet që ofrohen atje.

Takimet do të mbahet në Prishtinë dhe Gjakovë.

Fillimisht takimi i parë do të mbahet në Gjakovë, në hotelin “Pashtriku”, më 21 dhe 22 nëntor, prej orës 10:00 deri 15:00.

Takimi i dytë do të mbahet në “Grand Hotel” në Prishtinë, më 23 nëntor, prej orës 10:00 deri 15:00.

Në këto takime të interesuarit do të kenë mundësi të kontaktojnë direkt me përfaqësuesit e Klinikës gjermane dhe të njihen me mundësitë dhe kushtet e punësimit atje.

[email protected]

[email protected]

http://www.zfp-winnenden.de
 

Image

 

Artikull i sponsorizuar