Fillon rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, pacientët zhvendosen në hapësira të tjera
Foto: Laura Hasani

Fillon rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, pacientët zhvendosen në hapësira të tjera

Shëndetësi October 23, 2023 - 13:30

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar qytetarët se në bashkëpunim, mbështetje dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë, ka filluar rinovimi i Klinikës së Onkologjisë, në të cilën do të ketë rritje të kapaciteteve dhe shtretërve për pacientët.

“Po ashtu, njoftojmë se pacientët që kanë qenë të shtrirë në katin e dytë të Klinikës së Onkologjisë janë zhvendosur në hapësirat afër sterilizimit qendror, hapësirë kjo që më parë ka shërbyer për pacientët si ambulanca specialistike të Klinikës së Ortopedisë”, thuhet në njoftim.

Shërbimet ambulantore, ato të Radioterapisë dhe Brahiterspisë do të vazhdojnë të ofrohen në Klinikën e Onkologjisë.

QKUK-ja kërkon mirëkuptim nga të gjithë pacientët e Klinikës së Onkologjisë që marrin shërbime ambulantore, meqë njëkohësisht do të punohet në rinovim të katit të dytë.