Pulmologu Hoxha tregon rreziqet që shkaktohen nga cigaret elektronike
Rrezikshmëria që vjen nga konsumi i cigareve elektronike është i lartë, shumë afër me rrezikun e njëjtë që e përmban cigarja normale. Lidhur me këtë temë, pulmologu Musa Hoxha ka folur për demet kryesore që u shkaktohen mushkërive nga përdorimi i cigareve elektronike, por jo vetëm.
“Siç e dimë që duhanpirja shkakton dëme në sistemin respirator dhe atë kardiovaskular, për shkak se një cigare kur ndizet lirohen mbi 7000 kimikate, prej të cilave rreth 260 janë toksise e nga ato 50 janë kancerogjene. Prandaj në aspektin afatgjatë këto shkaktojnë kancerin në mushkëri”, tha ai.
“Po ashtu sa i përket cigareve elektronike që është bërë trend kohëve të fundit te moshat e reja, janë parë rezultate që për shkak të funksionimit, ndikojnë njëjtë sikurse cigarja tradicionale, pra shkakton dëme në sistemin respirator por edhe atë kardiak dhe nervor-qendor, direkt në tru”, shtoi ai. /atv