Vetëm një pacient me COVID-19 po trajtohet në Klinikën Infektive
Shëndetësi
October 17, 2023 - 09:17
Vetëm një pacient është duke marrë trajtim në Klinikën Infektive, i prekur me COVID-19, ka bërë të ditur drejtori i kësaj klinike, Arben Vishaj.
Vishaj ka deklaruar për Ekonominë Online se gjendja e tij është e mirë dhe se nuk ka kërkesa për hospitalizim.
“Për momentin e kemi një pacient që është me COVID-19. Herë pas here kemi raste në mënyrë sporadike, por nuk kemi forma siç i kemi pasur më parë forma shumë të rënda klinike dhe nuk kemi kërkesë për spitalizim, çfarë i kemi pasur në periudhat e tjera të viteve të kaluara”, u shpreh Vishaj.