Ekografia në shtatzëni
• Në vitin 1980 janë rekomanduar dy skriningje ekografike, i pari në mes të javës së 16-të dhe të 20-të të barrës dhe i dyti në mes të javës së 32-të dhe të 36-të të barrës.
• Më vonë, në vitin 1995, është parë e domosdoshme edhe për një skrining shtesë në shtatzëninë e hershme, me qëllim të diagnostikimit të hershëm të keqformimeve (skriningu i parë nga java e 8-të deri tek e 12-ta e barrës), para javës së 12-të të barrës.
• Duhet të shpjegohet edhe fakti se ekografia në bazë të njohurive shkencore të deritashme nuk ka ndonjë ndikim negativ në organizmin e shtatzënës dhe të frytit të saj.
Megjithatë nevojitet marrja e pëlqimit për ekzaminim.
Vështirësitë gjatë ekzaminimit ekografik:
Vështirësitë gjatë ekzaminimit ekografik paraqiten kur mungon përvoja e mjaftueshme e ekzaminuesit, aparatura është joefikase, pozita e papërshtatshme e frytit, lëvizja e frytit, muri abdominal i pacientes (obeziteti, edema, cikatrikset), lëngu amnial i mangët.
Mjeku që bën ekzaminimin ekografik duhet të respektojë kodin profesional.
Duhet respektuar dinjiteti, integriteti i pacientes dhe duhet ruajtur konfidenca e vizitës.
Kabineti i ekografisë duhet të jetë i pajisur me gjerat e nevojshme dhe dhoma duhet të jetë “me ndriçim të dobët”.
• Pacientes, gjatë këshillimit për diagnostikë prenatale, para fillimit të ekzaminimit, duhet sqaruar metodën e ekzaminimit ekografik, mundësitë dhe kufizimet e metodës.
• Çrregullimet kromozomale, sindromat komplekse, çrregullimet metabolike, shumë herë me ekografi nuk janë të diktueshme.
• Jo në çdo moshë gestative dhe jo çdoherë është e mundur që keqformimet të përjashtohen.
• Prandaj në situata me rrezik duhet propozuar NIPT, korionbiopsia, amniocenteza, kordoncenteza.
Gjatë skriningut të dytë ekografik (18–20 jg) kur ka dyshime për keqformimet, detyron ekzaminuesin të kërkojë mendimin e ndonjë eksperti tjetër ose ta udhëzojë pacienten në ndonjë qendër perinatale.
Janë tri skrinigje bazike te shtatzënia e pakomplikuar.
Sipas Shoqatës Ndërkombëtare të Ultrazërit në Obstetrikë dhe Gjinekologji:
- ISUOG në obstetrikë janë tri skriningje ekografike:
• Skriningu I: 11-13+6 jg.
• Skriningu II: 18–22 jg.
• Skriningu III: 30-35 jg.
Screening-u i parë ekografik, para javës së 12-të të barrës (11-13+6 jg).
Rekomandohet të bëhet para javës së 12-të të barrës. Duhet konstatuar se barra është brenda në mitër, se vërehet embrioni, është një embrion ose më shumë, vërehet ose jo aksioni i zemrës. Masat që realizohen janë: qesja gestacionale, gjatësia kranio-kaudale (CRL –Crown-Rump length), diametri biparietal (BPD), gjatësia e femurit (FL), translucenca nuhale (NT – Nuchal translucency).
Screenig–u i dytë ekografik në shtatzëni 20 jg (18–22 jg).
Ekzaminimi bëhet zakonisht me sondë konvekse abdominale 3,5 MHz
Me screening të dytë ekografik duhet konstatuar: Shtatzënia është një frytshme ose e shumëfrytshme. Vitaliteti – aksioni i zemrës. Të barra e shumëfrytshme – korioni, amnioni, lokalizimi i placentës, struktura, lëngu amnial, sasia e lëngut amnial. Feto anatomia dhe biometria fetale. Përjashtimi i myoma uterit. Përjashtimi i tumoreve ovariale.
Screeningu i tretë ekografik, java e 30-të e barrës (30–35 jg).
Konstatohet se ka ose nuk ka shenja të jetës. Bëhet biometria fetale, konstatohet se a është rritja me moshën e barrës, përcaktohet lokalizimi i placentës dhe struktura. Vlerësohet sasia e lëngut amnial.
Në të gjitha vizitat ekografike duhet të sigurohet fotodokumentimi.