Arsyet pse jeni gjithmonë të lodhur
Nëse jeni të përgjumur së tepërmi kohët e fundit, nuk jeni vetëm.
Sipas Fondacionit Sleep, përgjumja e tepërt gjatë ditës është në rritje në Shtetet e Bashkuara, me rreth 25 përqind të njerëzve që e përjetojnë atë në 2022-ën krahasuar me rreth 13 përqind një dekadë më parë.
“Lodhja e zakonshme e mesditës që shumë prej nesh përjetojnë është pjesë e ritmit normal cirkadian”, thotë Peter G. Polos, MD, PhD, specialist i mjekësisë së gjumit me Sleep Number, i cili është me qendër në Basking Ridge, New Jersey.
Privimi i gjumit, çrregullimi i gjumit, mangësitë ushqyese, sëmundje të ndryshme shëndetësore si kanceri, tiroidet, parkinsoni, obeziteti dhe mangësitë ushqyese, raporton Everyday Health, transmeton Klankosova.tv.
Në rast se ju vuani nga lodhja dhe ajo po ju pengon në jetën dhe aktivitetet e juaja të përditshme, rekomandohet fuqishëm konsultimi me doktorin tuaj.