Alarmante: Për dy vjet 1127 vdekje të parakohshme si pasojë e ndotjes

Alarmante: Për dy vjet 1127 vdekje të parakohshme si pasojë e ndotjes

Shëndetësi October 06, 2023 - 21:24

Për vetëm dy vjet, 1127 vdekje të parakohshme janë shkaktuar në Kosovë si pasojë e ndotjes së ambientit. Lajmin e ka konfirmuar për RTK, Antigona Ukëhaxhaj, nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).

Statistikë alarmante është ajo për vdekjet e parakohshme,  e që flet për vdekjet e shkaktuara si pasojë e ndotjes së ambientit. Antigona Ukëhaxhaj, nga IKSHPK, thotë se rezultatet e një hulumtimi që është bërë për periudhën 2017- 2019 flasin se ndikimin e ndotjes së ambientit në shëndetin e qytetarëve është në shumë raste fatal.

Sipas saj brenda kësaj periudhe kohore 1127 vdekje të parakohshme janë shkaktuar në Kosovë si pasojë e ndotjes së ajrit. Vdekjet e parakohshme sipas saj kanë atakuar grupmoshat më të cenueshme, siç janë fëmijët, gratë, moshat e treta dhe të sëmurët kronikë.

Për më shumë për të kuptuar shkaktarët më të mëdhenj të ndotjes dhe pasojat e këtyre ndotjeve, ndiqeni videon e emisionit Udhëve me titull: Ambienti, shëndeti dhe kanceri ynë.