Migrena, vitaminat dhe mineralet që duhet t’i përdorni në vend të ilaçeve

Migrena, vitaminat dhe mineralet që duhet t’i përdorni në vend të ilaçeve

Shëndetësi October 03, 2023 - 09:30

Migrena është sëmundje mjaft e zakonshme dhe besohet se çdo i shtati person në botë është i prekur nga kjo.

Përveç dhimbjes së madhe, simptomat tjera përfshijnë ndjeshmërinë ndaj aromës, zërit dhe dritës, marramendje, vjellje, etj.

Por, pavarësisht shpeshtësisë dhe simptomave të këqija, më pak se 50% e pacientëve me migrenë janë të kënaqur me trajtimet aktuale.

Shumica vendosin ta trajtojnë me metoda tjera këtë sëmundje, në vend të ilaçeve, transmeton Telegrafi.

Pra, shumica e njerëzve janë duke kërkuar ilaçe natyrale për ta mbajtur larg migrenën, transmeton Telegrafi. Ekspertët kanë treguar se janë disa suplemente natyrale që mund t’i provoni për t’i trajtuar simptomat e dhembshme të migrenës.

Magnezi

Nivelet e magnezit në gjak shpeshherë janë të vogla te personat me migrenë, krahasuar me personat e shëndoshë – duke sugjeruar se mungesa e magnezit mund të kontribuojë në shfaqjen e kësaj sëmundje.

Magnezi me lehtësi mund të zbrazet nga trupi përmes ushtrimeve fizike, stresit, alkoolit dhe faktorëve tjerë – ndërkaq një pjesë e madhe e njerëzve vështirë se marrin mjaftueshëm magnez përmes dietës.

Perimet si spinaqi dhe kale janë burime të mahnitshme të magnezit, por edhe suplementet e magnezit e kanë aftësinë ta reduktojnë dukshëm shpeshtësinë e migrenës, si dhe kontribuojnë në zvogëlim të lodhjes.

Vitaminat B

Nivele të larta të homocisteinës shpeshherë shfaqen te pacientët me migrenë. Ky është produkt natyral që krijohet nga trupi.

Vitaminat B6, B12 dhe B9 janë të nevojshme për t’i rregulluar këto nivele, të cilat pastaj kontribuojnë në reduktim të shpeshtësisë së migrenës.

Antioksidantët

Hulumtimet sugjerojnë se dëmi që shkaktohet në mitokondria (burimet e energjisë të qelizave tona) nga rrezatimet e lira mund të jetë relevant me zhvillimin e migrenës për shkak të efekteve në metabolizmin e energjisë.

Andaj, besohet se antioksidantët, të cilët ndihmojnë në reduktimin e dëmtimeve nga rrezatimet e lira, të shkaktojnë efekte të mira në metabolizmin e energjisë.

Studimet sugjerojnë se antioksidanti Coenzyme Q10 është prezent në shumë ushqime dhe suplemente, si dhe ndihmon te personat me migrenë.