Mëngjesi juaj i preferuar mund të dëmtojë dhëmbët tuaj?
Mëngjesi juaj i preferuar mund të dëmtojë seriozisht dhëmbët tuaj, kështu ka paralajmëruar dentisti Jon Hewitt.
Ai ka thënë se drithërat, pastat, lëngjet e frutave, çaji e kafeja mund ta dëmtojnë seriozisht shëndetin tonë oral e veçanërisht kur konsumohen në mëngjes, raporton The Sun, transmeton Zeri.info.
Hewitti thotë se kjo ndodh për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të sheqerit, acididetit dhe elementeve të tjera për ngjyrorsjen e tyre e që në fakt dëmtojnë dhëmbët.
Ai ndër tjera u shpreh se “Unë i këshilloj pacientët e mi që të shmangin konsumimin e ushqimeve dhe pijeve që përmbajnë nivele të larta të sheqerit dhe niveleve acidike, të cilat përfshijnë zgjedhjet popullore të mëngjesit si drithërat, pastat dhe lëngjet”.
Dentisti Hewitti tha se kur hamë ose pimë produkte acidike si lëngu i portokallit, smalti i dhëmbëve zbutet përkohësisht duke i bërë ata më të ndijshëm, transmeton Zeri.info.
“Ushqimet dhe pijet acidike reduktojnë ekuilibrin e pH të gojës dhe inicojnë humbjen acidike të sipërfaqes së dhëmbit.Duhen 45 minuta që goja të kthehet në një nivel pH neutral pasi të keni pirë një pije acidike”, tha ai.
E në fund ai këshilloi që të që të mos lani dhëmbët menjëherë pasi keni ngrënë ose pirë ndonjë gjë acid, pasi kjo mund të “dëmtojë potencialisht smaltin e zbutur”. /Zëri