Fillon zbatimi i një udhërrëfyesi nëpër QMF-të e Prishtinës për identifikimin e dhunës me bazë gjinore
Shëndetësi
August 29, 2023 - 17:02
Në Prishtinë ka filluar zbatimi i udhërrëfyesit, në kujdesin parësor shëndetësor, që ndihmon në mënyrën e identifikimit të rasteve të dhunës në familje.
“Në këtë dokument të hartuar nga ekipi i ekspertëve mjekësor të institucioneve shëndetësore të Kryeqytetit, janë paraqitur udhëzime dhe procedura të qarta për ofruesit e kujdesit shëndetësor për mënyrën e identifikimit, trajtimit dhe referimit të të gjitha rasteve të dhunës në familje më bazë gjinore”, thuhet në njoftim.
Ky udhërrëfyes do të mundësojë që kjo kategori të marrë shërbime mjekësore më cilësore dhe e cila do të fillojë të zbatohet edhe në komunat tjera të Kosovës.