Mbingarkohet Pediatria në QKUK, për gjashtë muaj rreth 20 mijë vizita emergjente
Foto: Zëri / Ilustrim

Mbingarkohet Pediatria në QKUK, për gjashtë muaj rreth 20 mijë vizita emergjente

Shëndetësi August 02, 2023 - 14:56

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në gjashtë muajt e parë të këtij viti Klinika e Pediatrisë në QKUK ka qenë e mbingarkuar.

Sipas njoftimit të SHSKUK-së, 19 mijë e 364 vizita emergjente pediatrike ka pasur për gjashtë muajt e parë të vitit 2023, në kuadër të Klinikës së Pediatrisë, duke e bërë njërën nga klinikat më të ngarkuara në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Prej tyre ka pasur 3 mijë e 400 fëmijë të spitalizuar për trajtim të mëtejmë, me mbi 25 mijë ditë shërimi për fëmijët e po ashtu 10 mijë vizita ambulantore në profile të ndryshme pediatrike.