Nëse keni këto probleme, tregon që keni luhatje hormonale

Nëse keni këto probleme, tregon që keni luhatje hormonale

Shëndetësi July 30, 2023 - 13:44

Hormonet luajnë rolin e korrierit në organizëm. Ato ndikojnë fort në mënyrën se si funksionojnë qelizat dhe organet. Për shkak të hormoneve njeriu mund të përjetojë ndjesinë e fryrjes, irritim, akne ose luhatje emocionale.
Këto të fundit janë më të forta në periudha specifike siç është shtatzënia apo menopauza. Ekuilibrat hormonalë mund të prishen si pasojë jo vetëm e medikamenteve por edhe problemeve shëndetësore.

Problemet me gjumin

Problemet me gjumin te gratë mund të vijnë si pasojë e progesteronit, një hormon i çliruar nga vezoret. Nëse nivelet e këtij hormoni janë më të ulëta se zakonisht, atëherë do ta keni vështirë të flini.

Aknet kronike

Shpërthimi i akneve në ditë të caktuara të muajit për një grua është krejt normale. Por nëse ato nuk largohen, atëherë kemi të bëjmë me një problem hormonal. Nivelet e tepërta të androgjenit mund të të nxisin prodhimin e tepërt të yndyrës por edhe bllokimin e poreve.

Kujtesë të turbullt
Ndonëse ekspertët janë të paqartë mbi mënyrën e saktë të ndikimit të hormoneve në tru, ata thonë se luhatjet e estrogjenit dhe progresteronit vështirësojnë kujtesën. Problemet me kujtesën dhe vëmendjen janë veçanërisht të forta gjatë menopauzës.

Dhimbjet e barkut

Stomaku është i veshur me qeliza të imëta që reagojnë ndaj estrogjenit dhe progesteronit. Luhatjet e hormoneve vështirësojnë tretjen. Kjo është arsyeja përse përpara ose pas ciklit, dhimbjet e stomakut, fryrja dhe të përzierat bëhen më të shpeshta.

Lodhja e vazhdueshme

Lodhja është një nga simptomat më kryesore të luhajteve hormonale. Progesteroni i tepërt të përgjum e nëse tiroidja prodhon më pak hormone, mund të shterojë energjitë e njeriut.

Luhatjet e humorit dhe depresioni
Ekspertët thonë së nivelet e ulëta të hormoneve ose ndryshimet e shpeshta mund të shkaktojnë luhatje humori dhe trishtim. Estrogjeni ndikon tek serotonina dhe dopamina dhe nxit trishtimin dhe mërzinë.

Oreksi dhe rënia në peshë
Nëse ndiheni të trishtuar apo acaruar pas rënies së estrogjenit, atëherë do të hani më shumë. Kjo është arsyeja përse nivelet e ulëta të hormoneve kanë lidhje me shtimin në peshë.

Dhimbjet e kokës


Rënia e nivelit të estrogjenit mund të nxisë dhimbjet e kokës tek femrat sidomos përpara ose gjatë ciklit. Dhimbjet që shfaqen vetëm në një periudhë të caktuar të muajti tregojnë një luhatje hormonale.