Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë për përqendrim

Ushqimet më të mira për trurin që ju ndihmojnë për përqendrim

Shëndetësi July 29, 2023 - 14:36

Fjalë të shumta rreth ushqimeve dhe suplementeve që thonë se ato mund të bëjnë gjithçka për shëndetin tuaj që nga rritja e fokusit e deri tek përmirësimi i kujtesës, vëmendjes dhe i funksioneve të trurit.

Por a janë të vërteta? Nuk mund të mohohet se me kalimin e viteve plakemi dhe shëndeti nuk është më i njëjë. Lajmi i mirë është se ju mund të përmirësoni shanset për të mbajtur trurin e shëndetshëm nëse shtoni ushqime dhe pije të shëndetshme në regjimin tuaj.

Më poshtë AgroWeb.org iu njeh me ushqimet më të mira për një mendje të shëndetshme.

Kafeina mund t’ju bëjë më vigjilent

Nuk ka asnjë ushqim që mund të rrisë inteligjencën e një njreiu, por disa substanca, si kafeina, mund t’ju japin energji dhe t’ju ndihmojnë të përqendroheni. E gjetur në kafe, çokollatë, pije energjike dhe disa ilaçe, kafeina ju jep atë ndjesi zgjimi, megjithëse efektet janë afatshkurtra.

Sheqeri mund të rrisë përqëndrimin

Sheqeri është burimi i preferuar i ushqimit për trurin tuaj. E nuk bëhet fjalë për sheqerin e tryezës, por glukozën, të cilën trupi juaj e përpunon. Kjo është arsyeja pse një gotë me lëng të freskët frutash mund të ofrojë një nxitje afatshkurtër të kujtesës.

Hani mëngjes për të ushqyer trurin

Studimet kanë zbuluar se ngrënia e mëngjesit mund të përmirësojë kujtesën dhe vëmendjen afatshkurtër. Sipas tyre u vu re se studentët që hanë mëngjes priren të performojnë më mirë se ata që nuk e hanë. Ushqimet më të mira përfshijnë drithërat me fibra të larta, bulmetin dhe frutat. Vetëm mos e teproni! Studiuesit zbuluan gjithashtu se mëngjeset me kalori të larta duket se e pengojnë përqendrimin.

Peshku është ushqimi më i mirë për trurin

Kjo sepse peshqit janë të pasur me acide yndyrore omega-3 që janë shumë të rëndësishme për shëndetin e trurit. Këto yndyrna të shëndetshme kanë fuqi të mahnitshme në uljen e rrezikut të demencës dhe goditjes në tru. Plus, ato mund të luajnë një rol jetik në përmirësimin e kujtesës, veçanërisht kur plakeni. Për shëndetin e trurit dhe zemrës, rekomandohet të hani dy racione peshk në javë.

Konsumoni një dozë ditore me arra dhe çokollatë

Arrat dhe farat janë burime të mira të vitaminës E, e cila është lidhur në disa studime me frenimin e rënies se aftesive njohëse me kalimin e moshës. Çokollata e zezë gjithashtu ka veti të tjera të fuqishme antioksiduese dhe përmban stimulues natyralë si kafeina, të cilat mund të rrisin fokusin. Shijoni deri në një gram në ditë arra dhe çokollatë të zezë për të marrë të gjitha përfitimet që ju nevojiten.

Shtoni avokado dhe drithëra të plota

Çdo organ në trup varet nga qarkullimi i gjakut, veçanërisht zemra dhe truri. Një regjim i pasur me drithëra dhe fruta si avokado mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe të ulë kolesterolin e keq. Kjo zvogëlon rrezikun e krijimit të pllakave dhe rrit rrjedhjen e gjakut, duke ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe të shijshme për të ndezur qelizat e trurit. Drithërat integrale, si kokoshkat dhe gruri i plotë, kontribuojnë gjithashtu në fibra dietike dhe vitaminë E.

Boronicat janë super ushqyese

Hulumtimet tregojnë se boronicat mund të ndihmojnë në mbrojtjen e trurit nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe mund të zvogëlojnë efektet e padeshiruara të lidhura me moshën, si sëmundja e Alzheimerit ose demenca. Studimet tregojnë gjithashtu se regjimi i pasur me boronica përmirëson funksione të ndryshme të tru.

Përfitimet e një regjimi të shëndetshëm

Mund të duket e rëndomtë, por është e vërtetë: nëse regjimit tuaj i mungojnë lëndët ushqyese thelbësore, kjo mund të dëmtojë aftësinë tuaj për t’u përqendruar. Të ngrënit shumë ose shumë pak gjithashtu mund të dëmtojnë fokusin tuaj. Një vakt i rëndë mund t’ju bëjë të ndiheni të lodhur, ndërkohë që shumë pak kalori mund të rezultojnë në uri të shtuar. Përpiquni të ndiqni një regjim të ekuilibruar, plot me një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve të shëndetshme.