19-vjeçarja shkon për shërim në Turqi, familja falënderon ata që ndihmuan
Shëndetësi
July 28, 2023 - 14:46
Fatjeta Maqestena, 19-vjeçare, tashmë ka arritur në Turqi, ku do të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Familja Maqestena më herët kanë bërë thirrje për ndihmë, pasi nuk kishte mundësi e mjete financiare për shërimin e vajzës së saj 19-vjeçare.
Falë shumë qytetarëve, Fatjeta tashmë ka arritur në Turqi, ku do të kryhet transplantimi i mëlçisë.
“Falënderimi i takon Zotit të Lartësuar që në mesin tonë kemi vllëzër e motra njerëz bujarë, të cilët Fatjetës i dhanë mbështetjen morale e materiale dhe i mundësuan që ajo sot të udhtojë për në Turqi, aty ku do të marrë trajtimin mjekësore”, janë shprehur nga familja Maqastena, pasi vajza e tyre ka arritur në Turqi.