Shqiptarët, të parët në Ballkan për konsumim të frutave
Një hartë e publikuar nga Universiteti i Oksfordit, tregojnë se cilat janë vendet e botës më frutangrënës.
Sipas kësaj harte Republika Dominikane është vendi i frutangrënësve më të mëdhenj në botë, tregojnë të dhënat. Njerëzit në ishullin e Karaibeve hanë mesatarisht 387.2 kg fruta në vit. Kjo është e barabartë me afërsisht 1500 mollë ose 2500 banane secili. Të dhënat e konsumit të frutave, të ndara nga Our World in Data, një platformë e mbështetur nga Universiteti i Oksfordit, janë të disponueshme për 195 vende, mes tyre edhe Shqipëria e cila mban shifrën rekord të konsumit në rajon.
Për sa u përket vendeve të Ballkanit, Shqipëria mban vendin e parë të konsumit të frutave me 190.8 kg fruta për person. Rënditja e vendeve të Ballkanit për sa u përket konsumit të frutave:
Shqipëria: 190.8 kg
- Greqia: 142 kg
- Maqedonia e Veriut: 134.27 kg
- Serbia: 131.55 kg
- Mali i Zi: 122.87 kg
- Rumania: 116.46 kg
- Bosnjë e Hercegovina: 105.62
- Kroacia: 76.22 kg
- Bullgaria: 51.17 kg.
Greqia (142 kg), Portugalia (130.5 kg) dhe Italia (129.9 kg) hanë më së shumti fruta nga vendet e Bashkimit Evropian, tregojnë të dhënat.
Ndërsa vendet që konsumojnë më pak fruta janë Zambia (4.6 kg), Çadi (7.1 kg) dhe Togo (7.4 kg). /tch