Të rinjtë po pësojnë më së shumti nga vapa, të vjetrit po rrinë në shtëpi
Shëndetësi
July 25, 2023 - 21:02
Pacientë e kërkesa nuk ka edhe aq shumë përkundër vapës së madhe përgjatë të martës.
Megjithëkëtë, sipas mjekes familjare në QKMF-në e Fushë-Kosovës Vlera Tërnava, edhe qytetarët i ikin kësaj periudhe për marrjen e shërbimeve mjekësore.
E kjo ka bërë që vetëm gjatë 24-orëshit të fundit në këtë institucion shëndetësor të jepen 64 infuzione dhe 102 injeksione. Ata që po pësojnë më së shumti nga këto temperatura përvëluese, çuditërisht janë të rinjtë.
Ndërkohë, të moshuarit thonë se furnizimet e nevojat tjera po i kryejnë herët në mëngjes. Derisa po konsiderohet e nevojshme ofrimi i ujit falas në hapësira publike.
Ndërkaq QKMF-ja e Prishtinë ka ngritur edhe një tendë për ofrimin e disa shërbimeve bazë në shesh.