Vitia viziton Klinikën e Gastroenterologjisë, njoftohet se ka kërkesa të shumta për shërbime [foto]

Vitia viziton Klinikën e Gastroenterologjisë, njoftohet se ka kërkesa të shumta për shërbime [foto]

Shëndetësi July 19, 2023 - 12:02

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në kuadër të vizitave në klinikat e ndryshme në QKUK, ka vizituar Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji.

Nga drejtoresha e kësaj klinike, Fitore Komoni, ministri Vitia u njoftua se në Klinikën e Gastroenterologjisë me Hepatologji janë shtuar kërkesat e qytetarëve për të marrë shërbime.

Sipas raportit të punës, përgjatë 6 muajve të parë të këtij viti janë realizuar 1 mijë e 33 gastroskopi dhe 709 kolonoskopi.

Ministri Vitia, mes të tjerash, tha se Ministria e Shëndetësisë mbetet e angazhuar të krijojë parakushte sa më të favorshme për qytetarët që marrin shërbime në institucionet publike.

“Ai kërkoi nga stafi udhëheqës t’i adresojnë të gjitha kërkesat të cilat do të ndikojnë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, sidomos në rastet kur kërkesat për diagnostikim dhe trajtim të pacientëve janë më të shpeshta”, thuhet në njoftim. /Zëri

Image

 

Image

Image