Investimi mbi një milionësh në QKUK që do të ulë radhët e pritjes për radioterapi
Sot, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia vizitoi ka vizituar Klinikën e Onkologjisë në QKUK ku pa nga afër punimet për vendosjen e akseleratorit të ri.
Ai u njoftua se akseleratori në Klinikën e Onkologjisë është në fazën finale të montimit mekanik.
“Së shpejti do të instalohen softuerët, testimi dhe kalibrimi që të jetë në shërbim të pacienteve më herët sesa afatet e planifikuara. Ky investim është në vlerë të 1 milion e 444 mijë eurove”, thuhet në komunikatën për media nga Ministria e Shëndetësisë.
Me akseleratorin e ri, do të ulen ndjeshëm radhët e pritjes për radioterapinë, duke siguruar trajtimin me akseleratorë të avancuar të gjeneratës së fundit, ku fokusimi i rrezeve jonizuese në inde është i sigurtë për organizimin dhe përmirëson cilësinë e trajtimit me radioterapi.
“Me akseleratorin e gjeneratës së fundit, stafi shëndetësor i shërbimit onkologjik, do të ketë mundësinë që për pacientët të aplikojnë”, thuhet në komunikatë. /Zëri