Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes nga temperaturat e larta!
Foto: Zëri / Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë apel qytetarëve: Kujdes nga temperaturat e larta!

Shëndetësi July 17, 2023 - 14:58

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët të kenë kujdes nga temperaturat e larta.

MSH-ja thotë se duke u ekspozuar në diell mund të pësojmë goditje nga vapa, që shkakton dehidrim të organizmit, i cili manifestohet me ngërçe, vjellje, çrregullime diarreike, skuqje dhe djegie të lëkurës duke komplikuar sistemin kardiovaskular deri në insufiçiencë renale (dëmtim i veshkave).

Masat e rekomanduara mbrojtëse për shëndetin gjatë ekspozimit ndaj temperaturave të larta të ajrit mbi 30° C janë:

Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10:00-17:00.

Kujdesi gjatë temperaturave të larta:

Mbani trupin tuaj të freskët dhe të hidratuar;

Vishni veshje të lehta dhe të gjera;

Bëni dush të freskët;

Pini shumë ujë;

Shmangni pijet me sheqer, alkoolike dhe me kafeinë;

Mbani shtëpinë tuaj të freskët:

Hapni dritaret natën;

Reduktoni përdorimin e pajisjeve elektrike.

Qëndroni në hije.

Shmangni aktivitetin fizik të mundimshëm gjatë temperaturave të larta;

Mos i lëni fëmijët apo kafshët në makina të parkuara;

Ministria shton tuje se, nëse ju paraqiten simptoma si kokëdhembje, mundim, marramendje, tharje e gojës dhe lëkurës, lajmërohuni tek institucioni më i afërt shëndetësor.

Ndryshe, nga IHMK-ja kanë njoftuar se temperatura të larta do të ketë deri më 27 korrik.