Fluks i madh pacientësh gjatë fundjavës në Spitalin e Pejës

Fluks i madh pacientësh gjatë fundjavës në Spitalin e Pejës

Shëndetësi July 17, 2023 - 12:37

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se në fundjavë kanë pasur fluks të madh të pacientëve.

Sipas të dhënave të publikuara nga Spitali, të shtunën dhe të dielën janë kryer 18 lindje.

“Kanë lindur 11 djem dhe 7 vajza”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim thuhet se janë realizuar 1,249 vizita specialistike, ndërsa janë pranuar 93 pacientë.

Aktualisht në Spitalin e Pejës janë 187 pacientë të shtrirë, ndërsa bëhet e ditur se 532 pacientë kanë kryer 4,495 analiza.

Gjatë fundjavës janë kryer edhe 11 operime.

Në Spitalin e Pejës janë realizuar edhe 92 dializa, 218 rëntgenë, 95 ultrazëra, 34 CT-ja dhe 9 rezonanca magnetike.

Po ashtu kanë kryer dy mamografi dhe 29 shërbime fiziatrike.