Pacientët ankohen se po shpenzojnë qindra euro për ilaçe

Pacientët ankohen se po shpenzojnë qindra euro për ilaçe

Shëndetësi July 10, 2023 - 23:04

Ata që vuajnë nga çmimet e larta, por edhe të ndryshme të ilaçeve janë pacientët dhe familjarët e tyre.

Deri në 200 euro në muaj Bajram Salihu nga Komuna e Mitrovicës i shpenzon vetëm për barna, për të e bashkëshorten e tij. Trajtimin mjekësor e marrin në institucionet publike shëndetësorë, por Salihu thotë se barnat duhet t’i sigurojnë vetë.

 “25 euro e kamë marrë një, një e kam marrë 8 euro, një 10 euro. 180 euro-200 na shkojnë vetëm për barna”, tha ai..

Për çmimet e larta të produkteve medicinale shqetësime kanë edhe qytetarët e tjerë.

Ka edhe prej qytetarëve që ankohen se për produktin e njëjtë paguajnë shumë më shtrenjtë në barnatore të ndryshme në vend.

“Barnatorja prej barnatores dallon me çmime. Rasti konkret një produkt mjekësor që ke 3 euro e gjysmë dallojke brenda qytetit të Prishtinës”, thotë një qytetar.

 “Asnjë çmim të njëjtë nuk e gjenë në barnatore. E merr me 3 euro, e merr me 3 e gjysmë, me 4 e 80. Shumë të shtrenjta janë”, shprehet një tjetër qytetar.

Institucionet Publike Shëndetësore në vend vit pas viti përballen me mungesë të shumë barnave, sigurimi i të cilave vazhdon t’u bjerë barrë qytetarëve./rtk