“Lëngu i jetës” që nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja

“Lëngu i jetës” që nuk duhet të mungojë në tryezat tuaja

Shëndetësi July 01, 2023 - 08:03

Lëngu i kokosit i quajtur ndryshe si “Lëngu i jetës”, ka vlera tepër ushqyese dhe ofron një gamë të gjerë të përfitimeve shëndetësore.

Shumë studime kanë treguar se ai vepron si antioksidant i fuqishëm, anti-inflamator, antibakterial, dhe si agjent antiviral, duke ndihmuar në trajtimin e kushteve shëndetësore të ndryshme.

Lëngu i kokosit është i mbushur me sheqerna, vitamina, minerale dhe aminoacide, shkruan EO. Përfitimet e saj shëndetësore, të tilla si ulja e presionit të lartë të gjakut, i atribuohet këtyre vlerave ushqyesve.

Arsyet pse uji apo lëngu i kokosit duhet përdorur sa më parë nga ju:

Zvogëlon presionin e gjakut

Uji i kokosit punon si zgjidhje e mahnitshme natyrore për uljen e presionit të gjaku, tek njerëzit me hipertension. Konsumi i rregullt i ujit të kokosit do të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të presionit të gjakut në kontroll.

Ndihmon të sëmurët me diabet

Duke qenë të mbushur me elektrolit dhe kalium, uji i kokosit është i nevojshëm nga diabetikët, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak, në kontroll.

Shëndeti kardiovaskular

Lëngu i kokosit mundëson shëndetin kardiovaskular në nivele optimale. Ai gjithashtu përmirëson qarkullimin e gjakut.

Rrit imunitetin

Uji i kokosit është i mbushur me acid lauric, i cili rrit imunitetin dhe ndihmon në luftimin e infeksionit.

Forcon kockat

Për shkak të përmbajtjes së tij të lartë të kalciumit, uji i kokosit ndihmon në forcimin e eshtrave, muskujve dhe indeve.

Përmirëson tretjen

Enzimat Bioaktive të kokosit nxisin metabolizmin dhe permiresojnë tretjen.

Ndihmon kundër plakjes

Citokinat e pranishme në ujin e kokosit veprojnë si një masë parandaluese kundër plakjes dhe kancerit. Antioksidanti i tij mbron trupin nga toksinat dhe kimikatet e dëmshme, të cilat në anën tjetër e mbajnë lëkurën të gjallë dhe të qetë.