Si të dalloni se keni mungesë të magnezit

Si të dalloni se keni mungesë të magnezit

Shëndetësi June 11, 2023 - 23:31

Ja simptomat e tjera dhe si ta “rikthejmë” shpejt në trup.

Magnezi është një nga mineralet e rëndësishme për trupin tonë dhe i domosdoshëm për funksionimin e duhur të tij.

Para së gjithash, forcon sistemin tonë imunitar, na ndihmon të përballojmë stresin dhe rregullon punën e organeve të tretjes. Gjithashtu mbron muskujt dhe nervat.

Shpesh quhet “karburant” sepse stimulon metabolizmin tonë.

Magnezi është një bashkëfaktor i rëndësishëm në mbi 300 enzima që janë thelbësorë për reaksionet kimike në trupin tonë, si dhe për transmetimin e impulseve nervore në zemër dhe tru, transmeton Telegrafi.

Simptomat e mungesës së magnezit në trup

Nuk është e pazakontë që osteoporoza të shfaqet për shkak të mungesës së magnezit në trup.

Magnezi gjithashtu ndikon në funksionimin e duhur të zemrës. Nëse organizmi ynë e ka shumë pak, ndodh çrregullimi i rrahjeve të zemrës, si dhe rritja e presionit të gjakut.

Magnezi i ngritur është i rrallë, por simptomat më të zakonshme të mungesës së tij janë ngërçet e muskujve.

Mund të kemi edhe tregues të tillë si ndryshime në presionin e gjakut, ankth apo çrregullime të gjumit.

Në këto raste, ekspertët këshillojnë që të bëhet një analizë gjaku dhe të ashtuquajturat jonogram, ku monitorohet përqendrimi i joneve në trup.

Një tjetër faktor kyç në shfaqjen e hipomagnesemisë, ose reduktimi i magnezit në gjak është gjithashtu dieta. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme t’i kushtoni vëmendje dhe të konsultoheni me ekspertë.

Ne mund të gjejmë më së shumti magnez në drithërat, si tërshëra dhe hikërrori, ndërsa është më i bollshëm në perimet me gjethe, brokoli, spinaqi. Gjithashtu, panxhari është një zgjedhje e shkëlqyer, bizelet, farat e kungujve, susami, bajamet.