Ndikimi i selinos në luftimin e mbipeshës
Shëndetësi
June 10, 2023 - 09:28
Nëse dëshironi të humbni peshë ne ju sjellim një pije magjike që është provuar dhe dëshmuar nga shumë njerëz në luftimin e mbipeshës si dhe pastrimin e trupit nga toksinat. Largimi i toksinave nga trupi është hapi i parë dhe shumë i rëndësishëm në luftimin e mbipeshës.
Kjo pije përbëhet vetëm nga dy përbërës me një kosto shumë të ulët por me dobi të mëdha për shëndetin tuaj.
Përbërësit:
400 gramë selino
1kg limon
2l ujë
Përgaditja:
Pasi të pastroni dhe grini selinon i shtoni 2l ujë dhe zieni për 20 minuta, pastaj lëreni të ftohet.
Pasi uji me selino është ftohur, shtrydhni lëngun e 1 kg limoni, kullojeni pijen e fituar dhe mbajeni në frigorifer.
Përdorimi:
Lëngu i fituar mund të përdoret tri herë në ditë para çdo vaktit nga 1dl. /natalmedia