Parandalimi dhe menaxhimi i diabetit
Diabeti i tipit 2 është një sëmundje që nuk kursen askënd. Statistikat botërore tregojnë se një në dy veta të grupmoshës nga 40 deri në 49 vjeç diagnostikohet me fazën e paradiabetit.
Në 70 për qind të rasteve këta njerëz diagnostikohen më pas me diabet të tipit 2.
Shanset që një fëmijë që preket nga diabeti janë 1 në 7, nëse prindi diagnostikohet me këtë sëmundje përpara moshës 50-vjeçare.
90 për qind e njerëzve të diagnostikuar me diabet të tipit 2 janë mbipeshë ose obezë. Niveli botëror i obezitetit është trefishuar që nga viti 1975.
Ushqyerja e shëndetshme dhe aktiviteti fizik janë dy shtyllat kryesore të shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë.
Heqja dorë nga një regjim ushqimor i keq është hapi më i rëndësishëm që një njeri mund të ndërmarrë.Një regjim i tillë nënkupton heqjen e ushqimeve industriale të pasura me sheqer, miell dhe ushqime të tjera të dëmshme.
Regjimet e shëndetshme nuk janë të komplikuara dhe nuk kushtojnë shumë.
Ju duhet të hiqni dorë nga ushqimet industriale të pasura me sheqer dhe karbohidrate të përpunuara, sepse ato rrisin nivelet e sheqerit në gjak dhe të insulinës. Këtu përfshihen edhe lëngjet e frutave, patatet e skuqura, ushqimet e paketuara, salcat e gatshme, buka e bardhë, alkooli etj.
Konsumoni më shumë fruta dhe perime.
Ekspertët rekomandojnë që aktiviteti fizik nuk duhet anashkaluar kurrsesi.
Të gjitha këto ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit.