56-vjeçari kthehet në jetë nga mjekët e Spitalit të Gjilanit pasi pësoi vdekje klinike

56-vjeçari kthehet në jetë nga mjekët e Spitalit të Gjilanit pasi pësoi vdekje klinike

Shëndetësi May 14, 2023 - 18:04

Besim Guda, kardiolog në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan, ka njoftuar se ekipi kujdestar i Emergjencës së këtij spitali sot ia ka shpëtuar jetën një 56-vjeçari që kishte pësuar vdekje klinike.

Guda, përmes një postimi në rrjetin sciaal Facebook, ka thënë se ekipi kujdestar i Emergjencës sot është ballafaquar me një rast mjekësor shumë të rëndë, raporton Zeri.info.

“Një burrë 56 vjeçar pëson një vdekje klinike, por falë  profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të ekipës kujdestare, pacienti u ringjall dhe në gjendje stabile arrin në sallën për kateterizim”, ka shkruar ai.

“Misioni ynë sot e përmbush. Ka shpresa për këtë popull”, ka shkruar ai.