U.D e drejtoreshës së SHSKUK-së: Për herë të parë, Onkologjia do të digjitalizohet

U.D e drejtoreshës së SHSKUK-së: Për herë të parë, Onkologjia do të digjitalizohet

Shëndetësi May 11, 2023 - 19:29

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës së Shërbimit Klinik Universitar të Kosovës, Narqize Arenliu – Hoxhaj, ka thënë se në Klinikën e Onkologjisë do të merren hapa në përmirësimin e gjendjes së kësaj klinike.

Ajo tha se bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë dhe bordin kanë formuar një ekip të ekspertëve të cilët kanë marrë evidenca për të gjitha kërkesat e nevojshme për funksionalizimin e Onkologjisë.

“Tashmë e kemi një pasqyrë të qartë se çka ka nevojë ajo klinikë, ndërsa sot e kemi proceduar planin për infrastrukturë në Zyrën e Prokurimit. Hapësirat do të ndryshojnë, do të ketë më shumë hapësira ku do të marrin terapinë e po ashtu për herë të parë do ta bëjmë digjitalizimin, kartelat e pacientëve të cilët do lajmërohen me kohë për marrjen e terapisë”, është shprehur Arenliu – Hoxhaj.

Tutje, ajo tha se deri në fund të vitit do të bëhet edhe shpërndarja e terapive për pacientët në Prizren dhe Pejë.

“Në anën tjetër, së shpejti do të bëjmë edhe decentralizimin, pra, do të fillojmë me terapi tabletare në Prizren dhe Pejë, shpërndarjen e terapive tabletare. Pra, kjo do të ndodhë deri në fund të viti”, tha ajo. /klankosova