Shefja e SHSKUK-së thotë se ka mjaftueshëm barna e penj
Foto: Laura Hasani

Shefja e SHSKUK-së thotë se ka mjaftueshëm barna e penj

Shëndetësi May 11, 2023 - 19:18

Ushtruesja e detyrës së Shërbimit Klinik dhe Universitar të Kosovës, Narqize Arenliu – Hoxhaj, tha se furnizimi me barna esenciale është dukshëm më mirë, krahasuar me muajt paraprak.

Ajo tha se ndonëse furnizimi nuk është 100 për qind, është dukshëm më mirë edhe për sa i përket materialit shpenzues.

“Për sa i përket materialit shpenzues, kemi. Kemi penj, një lloj i perit ka munguar por edhe me të jemi plotësuar”.

“Cështja e prokurimit, ajo e vonesave të planifikimeve janë arsye për mungesën e barnave esenciale. Ndonjëherë dështon procesi i prokurimit, presim përgjigje nga OSHP-ja e këto janë ato që na vështirësojnë furnizimin”, tha ajo.

Tutje, ajo tha se arsyeja e vonesave nganjëherë është edhe tek “operatorët e papërgjegjshëm”.

“Nganjëherë kemi edhe operatorë të papërgjegjshëm, por megjithatë bashkë me Zyrën e Prokurimit i kemi ndenjur gati që furnizimi të kryhet me kohë”, tha ajo. /klankosova