Mbahet moduli nëntë i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

Mbahet moduli nëntë i Kursit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës

Shëndetësi May 11, 2023 - 19:03

Kolegji i Kirurgëve të Kosovës në bashkëpunim me Komitetin e Specializantëve, ka vazhduar kursin mbi Edukimin Bazik të
Specializantëve të Kirurgjisë – Faza 1, Shkathtësitë Bazike Kirurgjike kësaj radhe Moduli 9.Vendosja e linjës venoze periferike dhe qendrore dhe qasja intraoseale’’, i cili është dizajnuar sipas modelit të Kolegjit Amerikan të Kirurgëve, (ACS/APDS Surgery Resident Skills Curriculum), dhe është pjesë e një kurrikule me tre faza.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovësm raporton Zeri.info.

"E gjithë kjo punë është arritur fal angazhimit të përbashkët të Komiteteve për Edukim Specialistik, Komitetit për Edukimin e
Studentëve të Mjekësisë, Komitetit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe Komitetit të Specializantëve., ku ky modul si modulet tjera janë përqendruar në procedurat e menaxhimit të rrugëve të frymëmarrjes".

Moduli 9: Vendosja e linjës venoze periferike dhe qendrore dhe qasja intraoseale’’, është prezantuar nga ligjëruesja Dr. Rajmonda Nallbani, specialiste e anesteziologjisë, dhe specializantet Dr. Egzona Ibri (mjekësi emergjente), Dr. Tringa Metaj (anesteziologji) dhe Dr. Iliriana Kuçi. Me këtë rast, drejtori Ekzekutiv i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, dr. Sadik Llullaku, përshëndeti të pranishmit në këtë modul, dhe njëherit vuri në pah profesionalizmin e dr. Rajmonda Nallbanit, e cila është model që me punën dhe përkushtimin që  ka treguar, themi se është model se si mund të arrihet niveli i standardeve ndërkombëtare në lëmin e shkencës në Kosovë. 

Njëherit, dr. Llullaku prezantoi punën e Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës në edukimin e specializantëve, për të cilën tha se është e rëndësishmeprezenca e specializantëve, në mënyrë që të marrin dije dhe të avancohen në profesionin e tyre të shkencës. Njëherit vlerësoi lartë kontributin e vazhdueshëm dhe në koherencë, që ka dhënë dhe po vazhdon edhe më tutje të japë kryetari i KCS-së, Prof. Dr. Rifat Latifi. Sipas dr. Llullakut, me këtë angazhim, është duke u përmbushur një nga qëllimet kryesore të misionit të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, përkitazi me edukimin e mjekëve të rinj sipas standardeve profesionale ndërkombëtare.

Ndërkaq, dr. Rajmonda Nallbanmi, përmes këtij moduli shpjegoi në detaje llojet e kanjulave dhe madhësitë e tyre, procedurat dhe menaxhimi i vendosjes së linjës venoze. Sipas saj, për këtë proces rëndësi të veçantë ka informimi i pacientit për procedurat, prandaj ajo ju bëri me dije specializantëve se kjo çështje të përfillet si rregull.

"Përderisa, ajo vendosjen e linjës venoze periferike/qendrore/intraoseale, i demonstrojë me shembuj dhe në mënyrë praktike.  Duke shpjeguar vendosjen e linjës venoze intraoseale, dr. Nallbani tha se qasja intraoseale i referohet vendosjes se një gjilpëre speciale përmes korteksit të ashtit në hapësirën medullare për aplikimin e terapisë medikamentoze dhe testet laboratorike në rastet më kritike të pacientit.  Në diskutim me specializantet dhe me shembuj konkret nga puna praktike, për linjën intraoseale, dr. Nallbani shpalosi indikacionet e këtij procesi, si arresti kardiak, komprimimi respiratot, jostabiliteti hemodinamik, shoku, trauma, alterimi i i nivelit të vetëdijes, djegiet, obeziteti, endema, konvulzionet, dehidrimi dhe dështimi i linjës venoze periferike. Kurse për kundërindikacionet, ajo përmendi fraktura mbi vendin e insertimit intraoseal, djegia në ose mbi vendin e insertimit intraoseal, celuliti, osteoporoza dhe pamundësia e orientimit anatomik", thuhet në njoftim.  

Faza 1 – Edukimi Bazik, është krijuar për t’u mësuar specializantëve aftësitë thelbësore kirurgjikale në fazat e hershme të trajnimit të tyre.

Ndërkaq secili nga 12 modulet do të udhëhiqet nga një specialist (si instruktor dhe si mentor) dhe një specializant.

Kujtojmë se në këtë Kurs po marrin pjesë mbi 70 specializantë, dhe faza e parë do të vazhdojë të mbahet çdo dy javë deri në fund të muajit Qershor 2023. /Zëri