42 raste aktive me COVID-19
Shëndetësi
April 22, 2023 - 10:30
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me Covid-19 është 42.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me Covid-19, nga 57 testime sa janë bërë gjithsejtë. Sipas raportit të fundit, nuk ka pasur asnjë person të vdekur, ndërsa janë shëruar 3 persona, raporton RTKlive.
Prej fillimit me Covid-19, në Kosovë, janë konfirmuar 273,859 raste, kanë vdekur 3,216 persona, kurse janë shëruar gjithsejtë 270, 601, njofton Ministria e Shëndetësisë.