Kjo është shenja e kancerit që mund ta dalloni në gojë
Një shenjë e kancerit të gojës është largimi i dhëmbëve që mund të ndodhë si rezultat i asaj që quhet traumë në gojë.
Megjithatë, edhe kur keni dhëmbë të larguar mes vete pa ndonjë shkak të dukshëm, kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të gojës.
Kjo formë e kancerit, e njohur edhe si kanceri i gojës ndodh kur një tumor fillon të zhvillohet në gojë, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Rritja mund të shfaqet në sipërfaqen e gjuhës, në brendësi të faqeve, në pjesën e epërme të gojës, në buzë ose në mishrat e dhëmbëve.
Simptoma të tjera të kësaj gjendje përfshijnë njolla të bardha ose të kuqe në mukozën e gojës ose gjuhës dhe ndryshime në të folur.
Ndryshe, vetëm dentisti juaj mund të përcaktojë arsyen e largimit të dhëmbëve, pra se a është shenjë e kancerit, apo është diçka e zakonshme.