Arrihet marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës e Holandës për onkologjinë e fëmijëve

Arrihet marrëveshje bashkëpunimi mes Kosovës e Holandës për onkologjinë e fëmijëve

Shëndetësi April 14, 2023 - 17:06

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot është arritur një marrëveshje bashkëpunimi për onkologjinë pediatrike mes SHSKUK-së dhe Qendrës “Prinses Máxima” dhe “World Child Cancer-NL” të Utrecht, Holandë.

Sipas komunikatës, kjo marëveshje ka për synim partneritetin ndërmjet palëve, optimizimin e kujdesit mjekësor për fëmijët me sëmundje malinje që trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në mënyrë që të rritet shkalla e mbijetesës për këta pacientë dhe të përmirësohet kujdesi për ta.

Po ashtu pritet që ky memorandum bashkëpunimi të ndikojë drejtpërdrejtë në trajnimin, edukimin dhe këshillimin e mjekëve, infermierëve, teknikëve, hulumtuesve dhe profesionistëve të tjerë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në fushën e shërbimeve onkologjike për fëmijë. /Zëri