Largoni erën e keqe të gojës me misvak

Largoni erën e keqe të gojës me misvak

Shëndetësi April 13, 2023 - 19:10

 

Misvaku ka histori të lashtë te njerëzimi. Shkopi që nxirret nga trungu i pemës Salvadora Persica, është shumë i dobishëm për shëndetin e gojës. Nëpërmjet misvakut mund të pastrohet lehtësisht goja dhe pjesët më të ndërlikuara të gojës.

Ky shkop, që rrjedh nga historia islame, përdoret kryesisht në Gadishullin arabik, në Afrikë dhe në Azi.

Shkencëtarët kanë rënë në përfundim se misvaku pastron në mënyrë të efektshme dhëmbët, parandalon aktivitetet bakteriale dhe i shpëton dhëmbët nga krijimi i pllakës.

Shkopi që në krye përmban disa fije druri i forcon mishrat e dhëmbëve dhe heq erën e keqe të gojës.

Dega e këtij lisi përmban kalium, natrium dhe kalcium, gjë që ndikojnë në forcimin edhe të smaltit.