Gjinekologjisë i shtohet Fertilizimi i Asistuar Mjekësor, deri tani bëhej vetëm në klinika private

Gjinekologjisë i shtohet Fertilizimi i Asistuar Mjekësor, deri tani bëhej vetëm në klinika private

Shëndetësi March 22, 2023 - 12:03

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, të mërkurën kanë vizituar Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku planifikohet të fillojnë Shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM).

Fertilizimi i asistuar mjekësor është frytnimi i asistuar mjekësor, me ç’rast përdoren qelizat riprodhuese personale të të dy bashkëshortëve, e deri më tani ky shërbim për qytetarët e Kosovës mund të kryhej vetëm në klinika private.

Presidentja Osmani së bashku me ministrin Vitia e cilësuan këtë shërbim shumë të rëndësishëm për qytetarët, teksa thanë se janë të lumtur që do t’u mundësohet pa pagesë, gjë e cila nuk ka ndodhur deri më tani.

Njëjtë u shpreh edhe drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, i cili mes të tjerash tha se shpreson që ky shërbim të jetë në dispozicion të qytetarëve gjatë këtij viti.

Image