Si ndikojnë arrat dhe bajamet për tensionin dhe organizmin

Si ndikojnë arrat dhe bajamet për tensionin dhe organizmin

Shëndetësi March 11, 2023 - 19:36

Arrorët janë të pasur me yndyrna polio-të-pangopura shumë të shëndetshme për zemrën.

Ato janë të pasura me fibër, proteinë, vitamina, minerale si kaliumi dhe magnezi.

Roli i tyre kundër mbipeshës, për shëndetin e zemrës dhe parandalimin e vdekjes së parakohshme është i pakundërshtueshëm.

Megjithatë, secili prej arrorëve kryesorë që njerëzit konsumojnë rregullisht, ka një pikë të fortë të cilat do t’i zbuloni nga AgroWeb.org në artikullin e mëposhtëm.

Mbipesha

Nëse jeni të shqetësuar për peshën, atëherë bajamet janë zgjidhja e duhur.

Kombinimi i proteinës, fibrës dhe yndyrnës është një treshe fituese që të ngop për shumë kohë.

AgroWeb.org ju sugjeron që bajamet t’i shtoni në drithërat e mëngjesit, në kos ose në sallatën e drekës.

Shtim Në Peshë

Jeni në kërkim të një mënyre të shëndetshme për të shtuar në peshë, atëherë zgjidhni arrat.

Këto arra kanë më shumë kalori nga të gjithë të tjerat.

Kaloritë vijnë nga yndyrnat mono-të-pangopura që janë shumë të shëndetshme.

Energji

Shqemet (Casius) kanë më shumë karbohidrate dhe hekur se çdo arror tjetër.

Ato janë një burim i shkëlqyer i proteinës dhe zinkut, thelbësorë për rritjen e qelizave dhe riparimin e tyre.

Tensioni i gjakut

Kalçiumi, kaliumi dhe magnezi luajnë një rol kryesor në mbajtjen nën kontroll të tensionit të gjakut.

Arrat e vendit, fistikët dhe arrat braziliane përmbajnë shumë prej ushqyesve të shëndetshëm të përmendur më lart.

Ato mund t’i përdorni në sallata frutash të ndryshme.

Shtatzania

Një grusht me arrorë, ju jep një sasi të shkëlqyer kalorish dhe ushqyesish për fetusin.

Lajthitë janë arrorët më të pasur me folat, i cili është i dobishëm për një shtatzani të suksesshme.

Lajthitë janë gjithashtu të pasura me hekur dhe zink.

Plakja e shëndetshme

Studimet e vazhdueshme mbi acidet yndyrore omega-3 dhe rolin e tyre në shëndetin e trurit dhe zemrës, konfirmojnë se nuk duhet të hiqni dorë nga arrorët.

Arrat veçanërisht janë të pasura me yndyrna polio-të-pangopura.

Ato kombinohen shumë mirë me drithëra, gjalpin, mishin, peshkun, orizin dhe perimet.

Mjafton një sasi e vogël arrorësh që të merrni një thesar të mirëfilltë vlerash.