Konfirmohen 33 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 33 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi March 07, 2023 - 11:00

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka publikuar raportin ditor rreth situatës me virusin Korona.

IKSHPK-ja ka bërë të ditur se nga 123 testime sa janë bërë në 24 orët e fundit, 33 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, shkruan “Zeri.info”.

Sipas IKSHPK-së, në po të njëjtën periudhë kohore janë shëruar 11 persona, përderisa vazhdojnë të jenë 207 raste aktive me koronavirus. /Zëri