Asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë
Shëndetësi
December 13, 2022 - 11:18
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin ditor rreth situatës me koronavirus.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga 26 testimet e bëra në 24 orët e fundit, asnjë person nuk ka rezultuar pozitiv me koronavirus.
Një person është shëruar dhe nëntë janë vaksinuar.
Aktualisht në Kosovë janë pesë raste aktive. /Zëri