Sa kohë duhet ta marinoni mishin e pulës?
Kur vjen puna për marinimin e pulës, e gjitha varet se sa kohë keni ju.
“Nëse është koha e darkës dhe juve ju duhet ta bëni një recetë të shpejtë, duhet të marinoni pulën minimum për 30 minuta. Mirëpo nëse keni kohë mund ta lini të marinohet për gjashtë orë në frigorifer”, thotë shefat e kuzhinës Kevol Graham dhe Omar Loney.
Sa më shumë që ta marinoni aq më shumë pula mund ta absorbojë shijen, por nuk duhet ta teproni me marinim, sepse do të thahet mishi i pulës, shkruan Eat this, not that, transmeton Zeri.info.
“Si rregull është që për mishin e pulës, unë rekomandoj që të marinohen për të paktën dy orë. Por, ta marinosh tërë natën, mendoj që është më e mira”, thotë Sam Kass.
Ai më tej shton se nëse nuk keni kohë duhet që për së paku ta marinoni për 30 minuta.
Bazuar në bisedat me këta kuzhinierë, ata rekomanduan që:
Gjoksi i pulës të marinohet nga 30 minuta deri në dy orë.
Kofshët nga 30 minuta deri në katër orë.
Për të gjithë pulën duhet nga 4 deri në 12 orë, ose edhe tërë natën varet nga adiciteti që përmban marinada që ju e përdorni. /Zëri