18 raste të reja me HIV sivjet, 10 më shumë se vitin e kaluar
1 dhjetori shënon Ditën Botërore të luftës kundër HIV/AIDS.
Derisa një ditë para shënimit të kësaj dite, një 35-vjeçare u paraqit për herë të parë në Klinikën Infektive në QKUK si rast i ri për të iu nënshtruar trajtimit ndaj kësaj sëmundjeje.
Ajo bëhet e 18-ta brenda këtij viti e diagnostikuar me HIV.
Infektologu Murat Mehmeti, tregon se asnjëherë më parë se në këtë vit nuk kanë pasur më shumë identifikim të rasteve të reja, 8 sa ishin vjet, 18 janë sivjet deri më tani.
Nga 18 rastet e reja të sivjetme, pjesa dërmuese e tyre janë burra homoseksualë dhe me moshë të re.
Megjithëkëtë, ende ka pacientë të gjallë aktivë me këtë sëmundje prej dekadash që trajtohen e mbikëqyren në Infektivë, sikurse puna e një pacienti që ka diku 30 vjet me HIV por i menaxhueshëm.
Në Klinikën Infektive marrin trajtim të rregullt ambulatorë 53 pacientë në mesin e tyre ka edhe çifte bashkëshortore, derisa aktualisht nuk ka ndonjë të hospitalizuar.
Terapi falas sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë dhe për këtë ka furnizim të qëndrueshëm.