Shumë i ngjashëm me SARS-CoV-2, zbulohet një virus i ri mes lakuriqëve të natës
Shëndetësi
November 27, 2022 - 19:19
Një virus i ngjashëm me atë që ka shkaktuar Covidin dhe që mund të kalojë te njerëzit, është gjetur në lakuriqët e natës në jug të Kinës.
Virusi, i njohur si BtSY2, është i lidhur ngushtë me SARS-CoV-2, dhe sipas shkencëtarëve “është arsye për të ngritur alarmin”.
Studiuesit e Universitetit Sun Yat-sen, në Shenzhen, shprehen: “Kemi identifikuar 5 viruse që mund të kalojnë te njerëzit, përfshirë një variant të ri që ngjan shumë me SARS-CoV-2. Studimi ynë nënvizon se sa e zakonshme është përcjellja e viruseve nga lakuriqët e natës te njerëzit”. /A2CNN