Bie në tre numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Bie në tre numri i rasteve aktive me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi November 17, 2022 - 10:04

Kosova ka shënuar ditën e katërt me radhë pa asnjë rast të ri me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 67 testime të kryera, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus.

Ndërkohë, janë shëruar tre persona, ndërsa janë vaksinuar 12 të tjerë.

Aktualisht janë tri raste aktive me COVID-19 në Kosovë. /Zëri