Dita e tretë pa asnjë rast të ri me COVID-19 në Kosovë

Dita e tretë pa asnjë rast të ri me COVID-19 në Kosovë

Shëndetësi November 16, 2022 - 12:30

Për të tretën ditë më radhë, Kosova nuk ka shënuar asnjë rast të ri me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 56 testime të kryera, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19.

Janë shëruar tre persona, ndërsa janë vaksinuar 14 persona gjatë orëve të fundit.

Aktualisht janë gjashtë raste aktive me koronavirus. /Zëri